Kurti për makro Shengenin shqiptar, Rama për Shengenin rajonal

0

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti e kanë trajtuar shkurtimisht Shengenin ballkanik. Ai ka thënë se nuk ka Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik. Ndërkaq Kurti ka thënë se takimi i së martës ishte më shumë për makro Shengenin shqiptar se sa për mini Shengenin ballkanik. Megjithatë, Rama ka thënë se është i domosdoshëm hamonizimi dhe ndërveprimi i të dy shteteve në relacion me procesin e Berlinit.

“Ky ishte takimi ynë i parë, ka dhe shumë tema që do të duhet t’i trajtojmë në të ardhmen dhe mund të them se kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht, meqenëse takimi ynë i sotëm ishte më parë, për makroshengenin shqiptar, sesa për minishengenin Ballkanik”, tha z. Kurti.

I prerë në reagimin e tij ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, ku pranoi debatin që ekziston me homologun e tij. Aty për aty, z. Rama iu përgjigj z. Kurtit duke thënë se “pa minishengen Ballkanik” nuk mund të ketë “makroshengen shqiptar”.

“Është e vërtetë që në këtë pikë ne kemi një diskutim për të çuar përpara dhe besoj se nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik”, u shpreh Rama. 

Rama deklaroi se mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në Shkodër.

error: Të drejtat e rezervuara !!