Kërkohet shkakrimi ministres së Arsimit, Besa Shahini pas planit për të shkrirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me ato të Rajonit

0

Ministria e arsimit rinis dhe sportit të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini u shpreh se do të ishte pjesë e debatit ku do të paraqiste idenë e saj për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

Pas kësaj deklarate pati reagime të shumta dhe u kërkua shkarkimi i ministres nga Prishtina Besa Shahi.

“Është akt kriminal”, Basha akuza të forta ministres Besa Shahini

“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej, deklaroi Basha.

Akademiku Fuga kërkon shkarkimin e ministres Shahini sepse bëri një “provokim gjeopolitik”

Rezultat slika za artan fuga
Akademiku shqiptar, Artan Fuga, nëpërmjet një letre publike të postuar në faqen e tij në Facebook, drejtuar presidentit dhe kryeministrit shqiptar, Ilir Meta, respektivisht Edi Rama, kërkoi shkarkimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini nga detyra.

Ideja e bërë publike sot është një provokacion gjeopolitik.

Cilat janë akademitë e tjera të shkencave shqiptare në rajon veç asaj të Kosovës?

Akademikët shqiptarë në rajon kanë fituar të drejtën e të pasurit në mënyrë dinjitoze të vendeve në akademinë e shkencave të Maqedonisë dhe në atë të Malit të Zi. Si parim, edhe në Akademinë e shkencave të Serbisë. Çfarë nënkupton deklarata e qytetares Besa Shahini? Që akademikët shqiptarë të braktisin këto akademi shkencash dhe të krijojnë akademitë e tyre të shkencave në shtetet përkatëse duke u vetëizoluar? Apo nënkupton që në fund të procesit të ideuar prej saj, akademia e shkencave e Shqipërisë, ajo e Kosovës, të integrohen “në një të vetme” me atë të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi?! Apo ideja e saj është që shqiptarët në cilindo nga këto shtete të ish Jugosllavisë të krijojnë akademi shkencash mbi baza etnike dhe pastaj të integrohen me akademinë e Shqipërisë?!

Të gjitha mundësitë që mund të nënkuptojë ideja që e “lumturoka” qytetaren ministre Besa Shahini janë absurde, më së paku, por edhe të mbrapshta, dhe çojnë pikërisht në zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë duke e çuar atë drejt shkrirjes të identitetit të vet institucional si bartëse e misionit për të cilën është krijuar.  

Taulant Muka thirrje Presidentit Meta: Shkarko Besa Shahinin

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka ka kërkuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të shkarkojë menjëherë nga detyra ministren e Arsimit, Besa Shahini, pas planit për të shkrirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë te Akademia e Shkencave të Malit të Zi dhe te Akademia e Shkencave të Maqedonisë së Veriut. Muka thekson se plani i Shahinit për Akademinë ka vënë në rrezik të ardhmen e Shqipërisë dhe identitetin tonë kombëtar.

“I bej thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, te beje shkarkimin e menjehershem te Besa Shahinit nga drejtimi i MASR si nje person qe ve ne rrezik te ardhmen e Shqiperise dhe identitetit tone kombetar. I bej thirrje deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te kerkojne menjehere shkarkimin e Besa Shahinit pasi perben nje rrezik per vendin”, shprehet Muka.

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së : Besa Shahini 
kërkon të djegë Akademinë e Shkencave

Srodna slika

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini për të shkrirë Akademinë e Shkencave në Shqipëri, me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili teksa e cilëson Shahinin “shkollëpaktë”, shkruan se ajo kërkon të djegë Akademinë e Shkencave.

“Shkollepakta e Ministrise se Arsimimit tamam si druvari qe therret:dru me pre.

Do me pre dhe me e djeg fare Akademine e Shkencave dhe pastaj ta beje hi e ta shperndaje neper akademite e tjera neper Ballkan.

Zot na ruaj nga gjëma e shkollepaktes,qe e urren shkencen egersisht se eshte pasqyra e padijes se vet proverbiale,qe s’gjeti vend gjekundi ne Kosove.

error: Të drejtat e rezervuara !!