Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, uronë ditën e shtetësisë së Malit të Zi

0

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, gjen rastin për të uruar popullin e Malit të Zi dhe të gjithë autoritetet shtetërore me rastin e ditës së shtetësisë!

Shqipëria dhe Mali i Zi gëzojnë marrëdhënie të ngrohta bashkëpunimi dhe ndër vite ndajnë sëbashku krenarinë e përparimit të tyre në të gjitha fushat.

Jemi të entuziazmuar me përpjekjet që Mali i Zi ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të tij dinjitoz në botë.

Shprehim bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Malit te Zi, do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë të vendit.

Urimet më të mira edhe në adresë te komunitetit shqiptar, i cili është një urë lidhëse e fuqishme e miqësie midis të dy vendeve tona!
Urime🇲🇪🤝🇦🇱

error: Të drejtat e rezervuara !!