Ndalohën shpërthimet në kanjonin e lumit Cem

0

Jë pezulluar të gjitha shpimet dhe shpërthimet në kanjonin e lumit Cem deri në harmonizim me investitorin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, njotuan nga drejtoria për inspektim të punimeve, pasi që inspektori për ujë kryeu inspektimin.

Në shtratin e lumit, të hënën në vendin ku po zhvillohet rikonstruksioni i rrugës Dinoshë-Cem i Trieshit, gjatë shpërthimit të kodrës, një sasi e madhe toke ra në shtratin e lumit.

Inspektori për ujë, e njoftoi kompaninë Gruding 5, e cila është e ngarkuar me shpërthime, çfarë duhet të ndërmarrë.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pas shpërthimit kishte ftuar institucionet kompetente që urgjentisht të reagojnë ndaj devastimit të lumit Cem.

Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj kishte deklaruar se edhe kësaj here komuna e Tuzit ka bërë proçes verbalin dhe dërgua institucioneve gjegjës që të reagojnë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!