Deçiqi e fillon me fitore sezonin e ri (Video)

0

KF Deçiq e ka nisur me fitore dhe tre pikë sezonin e ri garues 2019/20 në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Tuz, Deçiqi shënoi fitore të thellë me rezultatin 4-1 ndaj Ibar nga Rozhaja.

Deçiqi dominoi tërë ndeshjen dhe golat e fitores u shënuan nga Ivan Mijushkoviq, dy nga Ivan Knezheviq dhe Xhonatan Dreshaj.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Deçiqi e luan në transfertë në Ulqin ndaj Otrant me 18.08.2019.

Autor:
Anton Gjokaj

error: Të drejtat e rezervuara !!