Dresheviq i shënon gol nga 45 metra Fejnordit (Video)

0

Ibrahim Dresheviq (Dreshaj) në dy ndeshjet e para të kampionatit holandez shënoi dy supergola.

Herenveni ka barazuar ndaj Fejnordit me rezultatin 1-1 në takimin e kampionatit holandez. Në minutën e 80 të takimit ka shënuar eurogol futbollisti nga Tuzi, mbrojtësi i Kosovës që luan për Herenvenin, Ibrahim Dresheviq.

Nga një pozicion i pamundur, thuajse 45 metra, do të vinte edhe realizimi. Kryevepër më vete për Dreshajn, ndërsa vlera i shtohet duke parë se falë saj dilet me pikë ndaj Fejnordit. Ky lojtar është grumbulluar në takimet e fundit nga Shaland te Kosova, por pa u aktivizuar. 

Dresheviq edhe në ndeshjen e fundit kishte shënuar eurogol nga gjuejtja lirë.

Autor:
Anton Gjokaj
error: Të drejtat e rezervuara !!