Po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrugës Dinoshë – Cem i Trieshit

0

Me 17 korrik kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cem i Trieshit gjegjësisht deri te kufiri me Shqipërinë.

Fjala është për rrugën që lidhë Plavë e Gucinë me Podgoricën , përmes Shqipërisë, dhe do të shkurtojë ndjeshëm udhëtimin përmes rrugës aktuale në vendkalimin kufitar Bozhaj – Hani Hotit. Ndërsa nga kryeqyteti Podgorica për në Guci, udhëtimi përmes kanionit Moraça zgjat pak më shumë se tri orë.  

Gjatësia e segmentit rrugorë Dinoshë-Cem i Trieshit është 17.3 kilometra, dhe ndërmarrja Tehnoput ka afatë 365 ditë nga fillimi i punës për të përfunduar këtë rrugë.

Me ndërtimin e kësaj rrugë distanca nga Podgorica deri në Guci do të jetë rreth 65 kilometra dhe vlera e punimeve është 9 milion euro.

Me donacionin e Bashkimit Evropian tashmë është ndërtuar edhe pika e përbashkët e kalimit kufitar, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ndërsa Qeveria e Shqipërisë, tash katër vite e ka përfunduar rrugën deri në kufirin e ri në Cem të Trieshit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!