Ministri Mehmed Zenka vizitoi Komunën e Tuzit (Foto)

0

Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkyretarët e komunës Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, biseduan sot me ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, z. Mehmed Zenka, me bashkëpunëtorët, njoftojnë nga komuna e Tuzit.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Gjeloshaj, falenderoi ministrin Zenka për vizitën e tij si dhe e njoftoi atë me punën e deritashme të komunës dhe planet për të ardhmen.

“Komuna e Tuzit së bashku me Qeverinë e Malit të Zi, do të vazhdojë bashkëpunimin për të mirë të qytetarëve” theksoi Gjeloshaj.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Ministri Zenka rikujtoi se të gjitha elaboratet ekonomike kanë dëshmuar që komuna e Tuzit është financiarisht e qëndrueshme, dhe se komuna ka resurse dhe potenciale të mjaftueshme për të justifikuar besimin e fituar.

Në fund të takimit të dy palët u dakorduan për komunikim më të shpeshtë, me qëllim për të realizuar projekte të reja në komunën e Tuzit, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
error: Të drejtat e rezervuara !!