Zenka dhe Gjeloshaj: Flamuri shqiptarë do të vazhdojë të valvitet në Mal të Zi

0

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka dhe kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj në një konferencë për media deklaruan se flamuri shqiptarë do të vazhdojë të valvitet në Mal të Zi.

Ata nuk shohin asgjë të diskutueshme në ngritjen e flamurit shqiptarë pa flamurin malazez, siç ishte rasti i fundit në manifestimin në Tërgaja. Ata deklaruan se e gjithë kjo është në përputhje me ligjin, megjithëse Ministria e Kulturës ka ngritur padi penale.

“Nuk ka asnjë ndalim ligjor për valvitjen e flamurit shqiptar. Ai është flamuri i shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, “ishte i qartë Gjeloshaj.

Ministri Zenka gjithashtu u pajtua me të.

“Vetëm që ta dini se flamuri shqiptar do të vazhdojë të përdoret”, shtoi Zenka.

/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!