Simoviq dhe Stijepoviq vizituan punimet në rrugën e Trieshit (Foto-Video)

0

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milutin Simoviq dhe kryetari i Podgoricës Slavolub Stijepoviq me bashkëpunëtorët e tij vizituan punimet përfundimtare në rrugën e Trieshit, realizimi i të cilës do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone.

Me përfundimin e këti projekti, kjo rrugë moderne do të lidhë Koritën dhe Podgoricn përmes Trieshit. Deri më tani janë zgjeruar 15 kilometra rrugë, nga të cilat 12 kilometra janë të asfaltuara. Deri në fund të vitit planifikohet të përfundohën edhe 3 kilometra. Deri më tani, janë investuar më shumë se 2 milionë euro. Diaspora e Trieshit në këtë projekt ka investuar një milion euro për hapjen dhe zgjërimin e rrugës, ndërsa kryeqyteti dhe qeveria kanë investuar mbi një milion euro për tamponimin dhe asfaltimin.

“Ky është rezultat i punës sonë të përbashkët, nga niveli i Qeverisë së Malit të Zi, kryeqytetit, banorëve dhe sidomos kontributit që jepë diasporë e njohur dhe e vlefshme, e cila me kënaqësi i kthehet vendit të vetë dhe tregon një qëndrim pozitiv ndaj vatrës dhe origjinës së vetë”, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë Milutin Simoviq.

Kryebashkiaku i Podgoricës Slavolub Stijepoviq tha se kryeqyteti, me mbështetjen e Qeverisë, mori gjithashtu detyrimin për asfaltimin e pjesës së mbetur të këtij aksi rrugor, në gjatësi prej tre kilometrash./Malësia.ME/

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj