Prishtina stoliset kuqezi për nderë të Kombëtares: “Plisat” i bëjnë gati 5000 flamuj

0

Kryeqytetit i Kosovës, Prishtina do të stoliset me flamuj kombëtarë në pritje të Kombëtares që vjen në Kosovë për të festuar suksesin e kualifikimit në Euro 2015, me ç’rast do të luhet edhe një ndeshje miqësore me Kosovën.

Këtë iniciativë e kanë marrë tifozët e Prishtinas ‘Plisat’ të cilët i  kanë bërë gati 5 mijë flamuj kuqezi ku nga sot prej orës 18:00 do të fillojnë vendosjen e famujve në kryeqytet. Plisat falenderojnë për ndihmë kryetarin e Komunes së Prishtinës Shend Ahmetin ,nënkryetarin Dardan Sejdiun, po ashtu edhe asableistin Kreshnik Ahmetin.

Shqipëria ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Evropian dhe për të nderuar të gjithë tifozët shqiptarë në Kosovë, Kombëtarja ka vendosur të luajë në Prishtinë dhe të festoj me ta.

Lorik Cana përgëzon “Plisat”

“Ska nevoj më shumë fjalë!!! Bravo Plisat”, ka shkuar Lorik Cana në llogarinë e tij në Facebook

error: Të drejtat e rezervuara !!