Ndërtim i egër në ullishtën e Ulqinit: Nimanbegu njofton Ministrin, prokurorin e shtetit…

0

Siç njofton nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu në ullishtën e Ulqinit është duke u zhvilluar ndërtim i egër. Për këtë rastë Nimanbegu ka njoftuar Ministrinë e zhvillim të qëndrueshëm dhe turizmit, prokurorinë e shtetit, Komunën e Ulqinit …

Kumtesa për opinion e Genci Nimanbegut:

Sot jam informuar nga një numër i qytetarëve për ndërtimin e egër në ullishtë, në Bashbylyk, në zonën ku në shtator të vitit të kaluar kemi pasur zjarrin e shpërthyer me përmasa të mëdha, kur u shkrumbuan më shumë se 1000 ullinj, kur shumë familje të Ulqinit mbetën pa trashëgiminë e tyre, pa ullishtën qindravjeçare nga e cila siguronin ekzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

Së pari falënderoj qytetarët që kanë ngritur zërin kundër ndërtimin të egër në ullishtën shumëvjeçare të Ulqinit. Ndërtimi në ullishtë duhet të ndalohet, sepse ajo është krenaria dhe historia e qytetit tonë, është pjesë e identitetit tonë.

Për ndërtimin e egër, që po zhvillohet këto ditë dhe që mund të shihet në fotografitë e bashkëngjitura, sot në mbledhjen e Komisionit për turizëm, bujqësi, ekologji, dhe planifikim hapësinorë të Parlamentit të Malit të Zi, informova drejtpërdrejt deputetët e Këshillit, sekretarin dhe drejtorët gjeneralë të Ministrisë së zhvillim të qëndrueshëm dhe turizmit, por informova edhe prokurorinë e shtetit, Komunën e Ulqinit dhe mediat.

Fotografia e Genci Nimanbegu
Fotografia e Genci Nimanbegu
error: Të drejtat e rezervuara !!