Nderohen Gjyste dhe Shtjefen Ivezaj, për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë kulturore shqiptare në Malësi të Madhe

0

I jepet MEDALJEN E ARTË të urdherit “NËNË TEREZA” malsores së moçme me merita të medha znj.Gjyste Ivezaj gjate ceremonise se shpalljes se saj “MISIONARE E PAQES”,njëkohsisht dhe të shpalljes së z.Shtjefen Ivezaj: MISIONAR & AMBASADOR i PAQES.

“Gjej rastin të falenderoj një nga MISIONARËT e PAQES z.Ndue Dodaj i cili pas një bisede spontane dhe shoqnore,ishte venë në gjurmimin dhe vlersimin e këtij çifti të moshuarish që me vetmohim po japin shembullin më të pashoq kudo në trojet shqiptare,sa i takon mbrojtjes së vlerave etnokulturore,duke e kthyer banesën e tyre në një “Shtepi Muze”.Me koleksione e objekte të pafundme që demostrojnë gjithcka mbi jetën dhe veprimtarine e malsoreve në rrjellat shekullore.

Nje falenderim i veçantë shkon për z.Shefki Hysa AMBASADORIT TË PAQES të Akredituar në Tiranë, si dhe te gjithe stafin e organizatoreve të këtij misjoni human e hyjnor qe mundesuan kete vlersim të merituar për çiftin Ivezaj,e jo vetem.

Një ceremoni zyrtare me një pjesmarrje e vlersim dinjitoz sa i takon rastit ne fjale aq sa të ndihemi krenar si malsor që keto vlersime u atribohen këtyre dy antareve të komunitetit tonë.

Kujtoj thënjen e pavdekshme që vetë Nënë Tereza,Shejntnesha e Kalkutes e Misjonarja e Paqes së mbarë Botës na porosiste;

“Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha,por mund të bëjme gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Kjo ditë ishte dhe do mbetet një ditë e paharruar në memorjen time”, ka shkruar ndër të tjera Rita Kalaj Shkurtaj, në një postim të saj në rrjetin social “Facebook”

Në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi ruhen objekte me vlera të mëdha kulturore e kombëtare. Muzeu Etnografik i Malësisë është themeluar që nga viti 2002, nga fotografi i parë shqiptar në këto anë, Shtjefën Ivezaj, i cili   njihet edhe si “Marubi i Malësisë”

Kjo ceremoni është mbajtur më 8 dhjetor në Tiranë /MEDIAL/


error: Të drejtat e rezervuara !!