5 arsye për të votuar numrin 5

0

Mr. Kristjan Gj. DUKAJ

Politolog

Zgjedhjet lokale  janë gjithherë joshëse për zgjedhësit pasi nga bartësit e pushtetit vendor dhe mënyra e organizimit të tij varet realizimi i interesave të popullatës në një mjedis të caktuar, respektivisht në komunë. Kuptohet se në shumicën e rasteve  ekziston shkaku për të mos votuar  kandidat apo lista të caktuara zgjedhore por, njëkohësisht, edhe arsyeja e mbështetjes  të ndonjërit (atyre) që garojnë për të fituar mandatin e përfaqësimit pasi nevojat dhe kërkesat e  qytetarëve në vazhdimësi, janë arsye shtesë për pjesëmarrje në votime. Në kushtet tona, përfaqësimi në Parlament është i domosdoshëm, për shumë arsye.

Bashkimi i subjekteve nacionale shqiptare në Malësi ishte nje lajm i shumë pritur dhe i cili u përshëndet nga institucionet më të larta shqiptare deri tek individë të profileve të ndryshme. Lajmin për bashkimin e partive nacionale në një koalicion të vetëm, e pritën mirë edhe banorët e Malësisë, të cilët me vite të tëra kishin një kërkesë të tillë, e që sot u bë realitet.

Andaj, përkrahja e Listës së Forumit Shqiptar, në zgjedhjet lokale të 3 marsit, do të ndihmojë banorët e Malësisë, që problemet jetike të tyre të jenë në fokus të udhëheqësisë së re, e që është një ndër kërkesat primare të çdo banori. Kjo, në momentin aktual, duhet të jetë ndër arsyet e para në mbështetje të kësaj liste, me shpresë se do të avancohen kërkesa dhe nevoja e që nuk janë të pakta, të qytetarëve nga treva e Malësisë.

Në anën tjetër, lista e FSH, do të angazhohet maksimalisht që Malësia të flasë shqip dhe që pengesat aktuale të mos jenë më shkak i largimit të banorëve nga kjo trevë.

FSH, me mundësitë dhe kapacitetin e vet të veprimit, ka angazhuar përfaqësues të denjë në organe dhe institucione për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të cilat presin zgjidhje një kohë të gjatë.

Forumi shqiptar, do të angazhohet ndaj të rinjve, duke bërë punësimin e kuadrove që me vitë të tëra janë të papunë, e të cilëve do tu ofrohet mundësi punësimi në Malësi, duke filluar nga organet e Komunës, e deri të vendet e lira që do të hapën nën administrimin e këtij koalicioni.  

Me fitoren e Forumit Shqiptar, Malësia merr një kthim të madh politik dhe shoqëror që i ka munguar me vite të tëra. Punësimi, ruajtja e gjuhës shqipe, administrimi i Komunës nga shqiptarët, hapja e vendeve të reja të punës etj, janë arsye relevante që Forumi Shqiptar të gëzojë besimin tonë për zgjedhjet lokale të 3 marsit.

error: Të drejtat e rezervuara !!