Maqedonia e V. ratifikoi protokollin e antarsimit në NATO – Nimanbegu i pranishëm në seancë

0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, por në fuqi do të hyjë pas ratifikimit të këtij dokumenti edhe nga shteti i fundit anëtar i NATO-s, Spanja, e cila për shkak të zhvillimet politike ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Për ratifikimin e protokollit kanë votuar të gjitha partitë politike, në pushtet dhe opozitë.Autoritetet maqedonase presin që Spanja ta ratifikojë protokollin në muajin mars.

I pranishëm nëe Seancēn e Kuvendit të Maqedonisë së veriut me rastin e votimit mbi anëtarësin në Nato ishte edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Të prezantoj Kuvendin e Malit Të Zi si vend fqinj i rajonit por edhe pasi që ne 2017 votova të njëjtën vendim ishte rast i reflektimit mbi punën që bëmë dhe kënaqësisë pë realizimin e synimeve tona politike. Vetë votimi ne Sobranje ishte impresionues: 114 vota Për antarsim, zero kundër dhe zero të permbajtur, deklaroi Nimanbegu.

Nimanbegu thekson se u realizua një hap historik për secilin qytetar të Maqedonisë së veriut.Vetë ngritja e flamurit se Natos para Kuvendit ne Shkup ishte ceremoni solemne dhe historike.

Urime antarja e 30-të e aleancë Se Atlantikut të veriut.Ishte kënaqesi të isha në shoqërine e Kolegëve nga Bulgaria, Slovenia, Shqipëria dhe Kroacia që të shprehim përkrahje për këtë suksesë të Maqedonisë së Veriut, u shprehë Nimanbegu./Malësia.ME/

Fotografia e Genci Nimanbegu
error: Të drejtat e rezervuara !!