Marash Kumbulla në radarët e klubeve më të mëdha evropiane

0

I sigurt, i saktë, vendimtar dhe mbi të gjitha i patrembur përballë yjeve të futbollit botëror si Dybala, Christiano Ronaldo apo Romelo Lukaku. Pa diskutim që Marash Kumbulla po kalon një sezon të artë në kampionatin Italian në fanellën e Veronës.

Tashmë gjithë Evropa është vënë pas djaloshit shqiptar që po mahnit Serinë A me paraqitjet e tij. “Gazzeta Dello Sport” raporton se Lazio është ekipi që është më afër firmës me futbollistin. Sigurisht që një ndikim mund të ketë edhe drejtori sportive i bardhe kaltërve, Igli Tare, i cili e njeh më mirë futbollistin.

Në serinë A për Kumbullën janë të interesuara gjithashtu Inter, Juventus dhe Napoli. Por, interesi për mbrojtësin e kombëtares shqiptare nuk ndalet këtu pasi interes kanë shfaqur edhe dy gjigandët e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borusia Dortmund.

Nuk dihet akoma se, cila do jetë ekipi i ardhshëm për Marash Kumbullën por një gjë është e sigurt a ardhmja e mbrojtës së kombëtares shqiptare duket e sigurt.

error: Të drejtat e rezervuara !!