Finalja Ballkanike: Prishtina fiton bindëshëm Mornarin

0

Klubi basketbollistik Sigal Prishtina është shumë afër triumfit të dytë rresht në Ligën Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti ka fituar finalen e parë ndaj Mornarit me rezultat bindës 82:68.

Prishtina nisi dobët ndeshjen e parë duke u mposhtur në periudhën e parë, 23:25. Megjithatë, kundërshtari nga Mali i Zi nuk arriti të ndalte kampionin aktual të Ballkanit duke u mposhtur në dy periudhat e ardhshme me rezultat të thellë. 22:11 dhe 23:12 ishin rezultatet e periudhës së dytë dhe të tretë. Në të fundit, malazezët ngushtuan epërsinë për gjashtë pikë, për rezultatin përfundimtar 82:68.

Lojtari më efikas te “Plisat” ishte Dardan Berisha me 20 pikë të shënuara. Në lojë u dalluan edhe Jason Washburn që realizoi 15 pikë dhe pati 10 kërcime, si dhe Mohamed Abukar që shtoi 17 pikë tjera.

Takimi i dytë dhe përfundimtar zhvillohet më 20 prill./Koha.net/

error: Të drejtat e rezervuara !!