Llukshiq në Asamblenë e përgjithshme të OKB, paraqet programin e vet

0

Shefi në largim i diplomacisë malazeze, Igor Llukshiq, do të paraqes sot në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shteteve anëtare programin, e vet për kandidat për sekretar të përgjithshëm të Organizatës botërore.

Ai, siç është paralajmëruar do të qëndroj në SHBA deri me 22 prill. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Llukshiq, do të marr pjesë në dialogun joformal të Asamblesë së përgjithshme me kandidatët për sekretar të ri të përgjithshëm gjatë të cilit përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe të Asamblesë së përgjithshme do tua prezantojë programin e vetë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së punëve të jashtme dhe Integrimet evropiane. Theksohet se dialogu joformal është praktik e re e Asamblesë së përgjithshme e themeluar me qëllim të përparimit të transparencës së procesit për zgjedhjen e sekretarit të ardhshëm gjatë të cilit kandidatët kanë rastin të prezantojnë programin e vetë, vizionin e reformës së ardhshme të sistemit të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që tu përgjigjen sfidave të shekullit 21. Theksohet se dialogun joformal do ta hap, Igor Llukshiq.

Gjatë vizitës në Uashington, Llukshiq, do të ketë disa takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane.

error: Të drejtat e rezervuara !!