Komuna e Tuzit pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

0

Nikoqire e takimit të 3-të të Kryetarëve të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon këtë herë është Tetova.

Kryetarët e komunave Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Vlorë, Prizren, Tuz, Ulqin, Preshevë dhe Gostivarë sapo kanë nëshkruar Statutin e organizatës ”Unioni i Bashkive Shqiptare”.

Kjo organizatë do të ketë selinë në Tiranë.

”Urime dhe na priftë e mbara! #Bashkë mund të bëjmë gjëra të mira!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

Në Tetovë nënshkruhet iniciativa “Qytete të gjelbra” të Unionit të komunave shqiptare

Fotografia e Komuna e Prishtinës

Kryetarët e komunave të Tetovës, Prishtinës, Tuzit, Çairit dhe Gostivarit si pjesëtarë të Unionit të komunave shqiptare, kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në kuadër të iniciativës “Qytete të gjelbra”, me qëllim përmirësimi i cilësisë së ajrit ambiental dhe pastërtisë publike.

“Idenë të cilën ne e kemi filluar, është me koncept dhe logjikë të integrimeve evropiane dhe në drejtim të zhvillimit të qyteteve tona. Takimet kanë frymë të njëjtë- tejkalim të problemeve të qytetarëve dhe mirëmbajtje më të mirë po dhe urbanizim me qëllim të jenë qytete më dinjitoz”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se Unioni do të formojë trup të përbashkët.

“Në Tiranë do të jetë selia e Sekretariatit dhe do të jetë bazë e projekteve rajonale. Ne do t’i bashkojmë forcat dhe përmes shkëmbimit të përvojave do të bëjmë shumë punë me interes që qytetet tona të jenë më të mira”, ka thënë Veliaj.

Nënshkruesit e Memorandumit kanë thënë se një herë në vit do te kenë takime të kryetarëve të komunave, ndërsa drejtorët e shërbimeve të qytetit do të takohen më shpesh për shkak të kërmbimit të përvojave.

“Përveç që flasim gjuhën e njëjtë kemi edhe mentalitetin e njëjtë. Shqiptarët kudo më shumë shpenzojnë në makineri dhe vetura, sesa në edukimin e fëmijëve. Megjithatë, bërlloku është bërllok, gjelbërimi është gjelbërim. Këmbimi i përvojave do të jetë përfitimi më i madh. Shembull nëse ne shpenzojmë para për ndonjë softuer, të tjerët nuk është patjetër”, ka thënë Shpend Ameti, kryetar i Prishtinës.

Në takim kanë qenë edhe kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.


error: Të drejtat e rezervuara !!