Nik Gjeloshaj në mbështetje të KF Deçiq

0

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, që nga ardhja e tij në pushtet, deklaroi që do të mbështes klubin futbolistik të Deçiqit, i cili po lufton të qëndrojë në ligën e dytë.

Ajo që duhet theksuar, është fakti që Gjeloshaj, në të gjitha ndeshjet e KF Deçiq është i pranishëm. Madje, ai ftoi edhe banorët e Malësisë që të përkrahin këtë klub.

Gjeloshaj edhe sot në transfertë në Leposaviq mbeshteti futbollistët e KF Deçiq të cilët arritën fitore të rëndësishme për shpëtim 0:1 ndaj Mlladost./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!