Raste të reja të Covid 19 në Wuhan

0

Raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Vuhan të Kinës – qytetin e origjinës së koronavirusit.Të dielën, Vuhani raportoi rastin e parë qysh më 3 prill, ndërsa sot tha se ka konfirmuar edhe pesë raste të tjera.

Sipas autoriteteve atje, të gjithë të infektuarit e rinj janë identfikuar në të njëjtin kompleks banesor.”Duhet ta parandalojmë rrezikun e rikthimit të sëmundjes”, tha Autoriteti Shëndetësor i Vuhanit.

Të gjitha rastet e fundit janë klasifikuar më herët si asimptomatike – domethënë, ato kanë testuar pozitive për virusin, por nuk kanë shfaqur shenja klinike, të tilla si kollë apo temperaturë.

error: Të drejtat e rezervuara !!