Serbia me 1 qershor hapë kufijtë me shtetet përreth

0

Serbia do të hapë kufijtë për lëvizjen e njerëzve plotësisht nga 1 qershori, me vendet përreth. Në tërësi do të hapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosoven dhe Malin e Zi.

Ky vendim sipas mediave serbe ka ardhur pasi që asnjëra nga këto shtete nuk është më një vatër e e virusit korona.

Shteti serb kishte vendosur që të mbyll kufijtë që nga 20 marsi si pasojë e pandemisë COVID-19.

Për hyrjen në Serbi, shtabi i krizave ka vendosur që një testim negative për COVID-19 duhet të jetë kusht për hyrje brenda territorit.

Në rast se një person që kthehet në Serbi dhe nuk është testuar, atëherë atij do t’I duhet që të vetëizolohet në shtëpi për 14 ditë dhe më pas të testohet për COVID-19.

error: Të drejtat e rezervuara !!