Me 6 gusht, koncerti “ Diaspora në vendlindje 2019”

0

Kompania e mirënjohur shqiptare në SH.B.A për evenimente artistike“ Albis Party” me një traditë 10 vjeçare, së bashku me kompaninë e famshme për plazhin më të mirë në Ulqin “Cabo Beach” këtë vitë do të organizojnë koncertin madhështore “Diaspora në vendlindje 2019”.

Koncerti do të mbahet me 6 gusht 2019 me fillim në ora 20:00, në Kompleksin turistik “Lamiga” në Anë të Malit, Komuna e Ulqinit.

Siç dihet gjatë sezonit veror në qytetin e Ulqinit vijn një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë. Ky është një moment i shkelqyer që ata të bashkohen të dëfrehen me të afërmit në vendlindje, nën tingujt dhe zërin e këngëtarëve më të njohur nga trojet shqiptare si: Elizabeta Marku, Alma Velaj, Shemi i Ilirëve, Valdet Luka, Muzafer Koliqi, Suad Shaptafa, Shoqëria Kulturore “Zana”, ku nuk do të mungojnë edhe surpriza të tjera. Programin do ta udhëheq moderatorja e njohur shqiptare Silvana Braçe.

Ky manifestim do të mbeshtetet nga institucione dhe persona të ndryshem në vendlindje. Po ashtu do të jenë të ftuar personalitete të njohura publike si deputet, ministra, kryetar të komunave shqiptare, kryetar të kuvendeve komunale, kryetar të subjekteve politike, diplomat etj.

Përfaqësuesi i “Albis Party” Naser Nika thotë se ka qellim që ky manifestim të bëhet tradicional,çdo të martën e parë të gushtit, deshira e tyre është që të bashkojnë diasporën me bashkatdhetarët në vendlindje.

error: Të drejtat e rezervuara !!