Basketbollisti Arben Camaj vjen nga Amerika të luaj për ekipin nga Kosova

0

Arben Camaj i lindur dhe i rritur në Amerikë rrjedhë nga një familje Shqipëtare nga Malësia e Tuzit, të emigruar në Amerikë nga koha e dhunshme e Demostratave të 81-ës. Ai në këtë intervistë ekskluzive për Radion Vala, tregon ëndrrën e prindërve të tijë, që një ditë ai të luaj për ndonjë skuadër shqipëtare.
Babai i tijë Tomë Camaj në atë kohë po studionte në Prishtinë, kur gjendja për studentët Shqipëtarë ishte rënduar. Ai emigroi në SHBA, por asnjëherë duke mos e ndalur kontributin e tij ndaj popullit Shqipëtar. 
Për Arbenin ishte emocionuese ardhja e tij në Kosovë për herë të parë. Ai tashmë është pjesë e klubit Basketbollistik KB Ylli nga Suhareka.

Intervista e plotë:
Radio Vala: Ju jeni Shqiptarë i lindur dhe i rritur në Amerikë?
Arben Camaj: Po, unë jam i lindur nga prndër Shqiptar, babai im është nga Malësia e Tuzit, ndërsa nëna imë është nga Malësia e Gjakovës. Babi im ishte student në Kosovë në vitet e  80-ta, më pas ajo kohë ishte e vështirë për jetesë dhe bababi emigroi në SHBA.

Radio Vala: Ju flisni shumë mirë Shqip?
Arben Camaj: Edhe pse jetojmë në Amerikë, në familje mundohemi që ta ruajmë gjuhën dhe traditat shqipëtare.

Radio Vala: Kur filluat të merreni me Basketboll?
Arben Camaj:  Nga fëmijëria, sporti im i preferuar ka qenë Basketbolli. Fillimisht isha pjesëmarrës në garat shkollore, më pas gjatë studimeve isha pjesë e Columbia State University si profesionist. Sezonin e kaluar isha pjesë e një skuadre në ligën A të Armenisë.

Radio Vala: Si ju erdha ftesa nga KB Ylli?
Arben Camaj:  Fillimisht përmes një agjenti sportiv. Kur ju tregova prindërve ata u gëzuan shumë bashkë  me mua, sepse ëndrra e prindërve ishte që unë një ditë të luaj për ndonjë skuadër Shqipëtare. E pranova ftesën me dëshirë dhe menzi prita të vijë tek KB Ylli.

Radio Vala: Ishte hera e parë që vini në Kosovë, si u ndjeve?
Arben Camaj:  Shumë emocionale ishte për mua. I falenderoj shumë të gjithë anëtarët e skuadrës që më bënë të ndjehem si në shtëpinë time. U treguan miqësor nga fillimi. Poashtu edhe klubi edhe trajneri Arben Krasniqi  më priti sikur të njiheshim qysh moti. 

Radio Vala: Pas qëndrimit tënd në Suharekë, si e sheh Basketbollin Kosovar dhe të ardhmen e KB Yllit?
Arben Camaj: Në  përgjithësi basketbollin Kosovar e shohë si mundësi të mirë për t’i hapur dyer karrierës. Vërtetë Superliga e Kosovës në Basketboll është për tu dëshiruar. Stërvitjet që bëjmë te KB Ylli janë shumë profesionale, dhe natyrisht besoj shumë që edhe sukseset nuk do të mungojnë.

Radio Vala: A keni ndëgjuar për Xhebrailat?
Arben Camaj: Po, ata janë të zjarrtë. Gjithandej në botë tifozët dijnë me qenë edhe të dhunshëm, por ajo që kam degjuar për Xhebrailat është se janë tifozët më miqësor në Sportin Kosovar.

Radio Vala:A e shihni veten të gatshëm për të kontribuar tek KB Ylli?
Arben Camaj:  Jamë i gatshëm pë qdo paraqitje, si fizike poashtu edhe psiqike që kontributin dhe energjinë time të nevojshme ta jap për KB Yllin.

Radio Vala: A ke ndonjë mesazh për fund?
Arben Camaj: Po, KB Ylli ka djelmosha që luajnë me zemër dhe të gjithë së bashku do të japim gjithë energjinë nga vetja dhe fansat do të kenë qfar të shohin nga ne.

Radio Vala: Arben, të falenderojmë për intervistën.
Arben Camaj: Faleminderit radios tuaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!