Meritokracia – debat i hapur

0

Shkruan:
mr. Kristjan Dukaj, politolog

“Një prej defekteve të demokracisë është se vota e një budallai është e barabartë me votën e një të mençuri..” kështu thoshte filozofi grek, Sokrati, 450 vite p.e.r.

Tema e qeverisjes së mirë dhe e formimit e përzgjedhjes së klasës politike, ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimit filozofik kinez, mbi të gjitha në fushën konfuciane,

Në librin “Shteti”, nxënësi i Sokratit, Platoni, mes tjerash thoshte që “….nëse hellim në votim një çështje të rëndësishme për vendin, dhe nëse në njërën anë jemi unë dhe Sokrati, ndërsa në anën tjetër ndodhën tre çoban me delet e tyre, është e qartë që ata do të na fitojnë me anë të votës, edhe pse ndoshta ata nuk ja kanë idenë se çfarë mund të prodhojë vota e tyre, por ja kjo është demokracia, kjo është vota e lirë..” shkruante Platoni.
Duke shfletuar gazeta të ndryshme të Ballkanit dhe duke hulumtuar në internetin e pafund, shumë rrallë hasi në ndonjë artikull për meritokracinë apo për nevojën e një sistemi të tillë.

 Në gazetën “Shekulli” në vitin 2016, rastësisht hasa në shrkimin e  Erion Muça, i cili kishte publikuar artikullin”Çertifikatomania dhe meritokracia e munguar”  në të cilin paraqet dëmet  që sjellë mungesa e meritokracisë.
Autori i këtij teksti mes tjerash parashtron edhe një pyetje për të gjithë, e sidomos për rininë:
 ” Kur do të mund ta heqim mendjen nga çertifikatomania dhe të mendojmë për meritokracinë dhe përvetësimin e specializimeve duke i mbrojtur njohuritë e marra me fanatizëm në punë, diskutime, debate intelektuale dhe në fund me rezultate konkrete dhe kurrësesi me certifikata?

Andaj, mungesa e futjes së meritokracisë në shprehje, mund të themi se prodhon vlera të padobishme dhe të cilat nuk janë në favor të një shoqërie.
Sidomos kur jemi në fushën e diplomacisë, si politikë moderne dhe mjaft e dobishme për marrëdhënie mes vendeve të ndryshme, duhet pasur kujdes në zgjedhjen e përfaqësuesve diplomatik. Ndoshta është koha që meritokracia të jetë pjesë e debateve mes intelektualëve, analistëve, përfaqësuesve politik e të gjithë atyre që kontribojnë në jetën shoqërore të një vendi, duke e shndërruar vendin në një konkurrcë vlerash dhe meritash.


Debatet e tilla do të zgjonin kureshtjen dhe do të nxisnin rininë, e sidomos studentët në një përfaqësim sa më dinjitoz të meritokracisë. Edhe pse shpesh demokracia nënkuptohet si meritokraci e holluar, prapë se prapë ka ardhur koha për politikë të re dhe për qeverisje moderne, e sidomos është koha për një debat, tashmë jo aristokrat, por meritokrat me vlera të shekullit 21.
Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre, sundimi i aftësisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!