Forumi Shqiptar: Borxhlinjët e PDS-së kundër Malësisë shqiptare

0

Deklaratë e FORUMIT SHQIPTAR 
(ASH-UDSH-LDSH)

Se ujku ndërron qimen, por jo vesin, po e deshmon sjellja e partisë në pushtet edhe gjatë kësaj fushate parazgjedhore, duke angazhuar borxhlinjët e vet, që t’i kryejnë punët në teren.

Si duket “Dikejat” lokal akoma janë në fazën e dhënies! Për këtë mjafton t’u referohemi dy reportazheve në Tv Boin, kushtuar “investimeve ” që gjoja partia në pushtet, po i kryen, edhe pse i intervistuari nuk ka tjetër lidhje me punimet, përpos perfitimit për kompaninë e vet.

Edhe tentativës për të fituar poena politikë për partinë e vet. Besojmë se votuesit shqiptarë i kanë të qarta këto, dhe do t’i ndeshkojnë të gjithë ata që do të punojnë në dëm të unitetit shqiptar. Ata, jo vetëm se do ta pësojnë me vota, por edhe do të përfundojnë në hellurinat e historisë. Në paraqitjet në fjalë, jo vetem se favorizohet partia në pushtet, por keqperdoren edhe fondet e diasporës sonë, dhe vehen në këtë funksion. Ne, këto dukuri nuk do t’i heshtim, sepse janë në dëm të Malësisë dhe ardhmërisë së sajë. Ato kanë për qellim t’ua sigurojnë pushtetin atyre që ishin kunder komunës, atyre që e duan Malësinë nën ombrellën e Podgoricës, atyre që nuk duan, që në Tuz të flitet shqip.

Është për të ardhur keq, sesi një njeri i cili është punamarrës, pra kompania e tij paguhet nga taksat tona, del me manipulime dhe mashtrime për qytetarët, por edhe aq më cinike del, kur i jepet hapësirë në mediumet tona, të pavarura, njeriut, i cili tashmë është i njohur për opinionin, ndër tjera edhe për aferë milionëshe me tatime!

error: Të drejtat e rezervuara !!