Gjeloshaj: Diaspora e ka obligim të jetë në Malësi me 3 mars

0

Të nderuar miq,

Fitorja e shqiptarëve me 3 Mars është e sigurtë!
Malësia bashkoi shqiptarët, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë, kudo jetojnë!

I gjithë kombi shqiptar këto ditë e deri me 3 Mars i ka sytë nga Malësia.
E dashura diasporë, me 3 Mars përcaktohet e ardhmja e Malësisë, mendoj se e keni obligim ndaj vendlindjes që me datën 3 Mars të jeni në Malësi, që fitorja e shqiptarëve të jetë e sigurtë dhe sa më bindëse. 
Në këtë mënyrë Forumi Shqiptar do të udhëheqë Malesinë, nuk do të bëjmë koalicione të gjëra, të punojmë bashkë që të jetë sa më bindëse fitorja e Malësisë dhe kalimi i PDS në opozitë.

Shqiptarët e dijnë mirë se çka është statusi i pakicës, ashtu që do të jemi të hapur që pakicat në Malësi t’i respektojmë, mvarësisht se si dhe sa do ta respektojnë ata Malësinë.

Spekulimet e koalicioneve të gjëra mbasi që të fitojmë shumicën apsolute, janë propagandë e deshtakëve, duke shpresuar se ashtu do ta ndalin pranverën në Malësinë e bashkuar.
Përsëris dhe apeloj që diaspora e ka obligim të jetë e pranishme në vendlindje për të ndihmuar e festuar fitorën e Malesisë me 3 Mars!

Sinqerisht,
NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!