U hap Ekspozita solemne e grafikave të Gjelosh Gjokaj

0

Me datën 12.02.2019, në QKI „Malësia“ në Tuz, u hap Ekspozita solemne e grafikave të GJELOSH GJOKAJ, të cilën e hapi Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z. Ridi Kurtezi.
Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me IP „Muzetë dhe galeritë“ e Podgoricës.

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi
Ridi Kurtezi dhe Shtjefën Ivezaj

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit Z.Ridi Kurtezi:

Të nderuar dashamirës të artit,
Të nderuar te pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Kam nderin që sonte të gjendem këtu mes jush, në ekspozitën retrospektive të njërit nga piktorët më të rëndësishëm shqiptar, ekspozitën e te nderuarit Gjelosh Gjokaj. Dëshiroj te shpreh mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm te stafit të Shtëpisë se Kulturës Tuz, te cilët vazhdojnë te bëjnë një pune te rëndësishme në promovimin e emrave të spikatur të artit dhe kulturës shqiptare këtu ne Malin e Zi.
I lindur këtu ne Tuz, dhe i formuar në shkollën jugosllave të pikturës, Gjelosh Gjokaj u bë maestroja që njohim të gjithë, në Itali e pastaj Gjermani, ku piktura e tij mori trajtat e mirënjohura të personalitetit artistik te tij. Mik sivëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie mes poetit e piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze. Ndarja e tij nga jeta ndodhi atëherë kur ai ja doli të lërë pas një vepër të bukur dhe një kujtim të mirë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Krijimtaria e Gjelosh Gjokajt e përqendruar kryesisht në pikturë, grafikë dhe vizatim, përbën një linje tërësore artistikë, e cila ndahet në disa faza zhvillimore estetike dhe stilistike dhe me dallueshmëri të theksuara. Kjo tregon se botëkuptimi dhe qasja e tij ka ndryshuar gjatë gati 6 dekadave pune artistike. Si një artist i bredhur mes Ballkanit, Mesdheut, Apenineve dhe Bavarisë, Gjokaj zhvilloi një profil artistik me karakteristika të përbëra, nga njëra anë profil dinamik dhe kërkues, dhe nga ana tjetër profil identitarë dhe individual.
Piktori Gjelosh Gjokaj vlerësohet si njëri nga artistët më të talentuar të arteve pamore dhe grafikës. Motivet autentike nga bota shqiptare i trajtoi me elegancën e maestros në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Vepra e tij vlerësohet te jete e gjere ndaj dhe i mbetemi mirënjohës për asetin dhe trashëgiminë artistike qe na ka lëne. Vlera e pikturave dhe e mendimit të tij shkencor është frymëzuese dhe sot mbetet emblemë kulturore për brezat krijues. Gjelosh Gjokaj ka shtruar rrugën për piktorët e rinj dhe do të ketë vend të posaçëm në trashëgimin figurative dhe artistike të shqiptarëve.
Jam krenar që sonte jam pjesë e nderimit të personalitetit dhe veprës së tij dhe gjej rastin t ju uroj një mbrëmje të këndshme.
Faleminderit

Ambasada shqiptare në Podgoricë

error: Të drejtat e rezervuara !!