Nimanbegu takim me Zijadin Selën në Shkup

0

Ishte kënaqësi e veçantë të kisha mysafir Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, mikun tim, Genci Nimanbegu, njoftoi kryetari i Aleances për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Jam i nderuar nga vizita e tij e mbi të gjitha nga biseda e këndshme. Pavarësisht madhësisë së tyre, problemet i kemi të njëjta. Realiteti i shqiptarëve në Malin e Zi është i ngjashëm me të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Shqiptarët atje arritën të bëjnë disa ndryshime historike dhe kjo falë përkushtimit dhe qasjes serioze politike të z.Nimanbegu dhe bashkëveprimtarëve të tij. Ka dhe shumë për të bërë, por shpresoj dhe besoj se vizioni i Nimanbegut do t’ia arrijë qëllimit.

Besoj dhe jam i bindur gjithashtu se pas 12 Prillit edhe këtu tek ne do të vijë ndryshimi i nevojshëm, për të çuar përpara dhe për ta përmbyllur njëherë e mirë kapitullin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve”, deklaroi Sela pas takimit

error: Të drejtat e rezervuara !!