Bie sistemi i Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk po mund t’i hapin llogaritë

0

Nëse keni pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook dhe Instagram, mos u brengosni sepse nuk jeni të vetmit.

Përdorues të këtyre dy mediave sociale, janë duke u ballafaquar me probleme, duke mos pasur mundësi të qasjes në llogaritë e tyre.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky është një problem që është shfaqur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në Mal të Zi.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë problem që ka ndodhur me përdorimin e rrjeteve sociale.

error: Të drejtat e rezervuara !!