Forumi Shqiptar në pozitë të zgjedhi me kë do formojë pushtetin

0

Forumi Shqiptar ftesë për negociata për formimin e pushtetit në Tuz nuk i ka dërgua vetëm Partis Demokratike të Socialistëve (DPS), shkruan Vijesi.

Sipas bashkëbiseduesit të Vijesti, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, Forumi Shqiptar u ka dërguar ftesë me shkrim Partisë Boshnjake, Social Demokratëve dhe Malit të Zi Demokratik.

“Negociatat nuk kanë filluar ende dhe ne nuk presim që do të nxitohet me formimin e shumicës. Qëllimi ynë është të krijojmë një shumicë stabile dhe të formojmë administratën e cila do të jetë në gjendje të përmbushë premtimet para-zgjedhore të pushtetit përbërës”, tha bashkëbiseduesi i Vijesti.

Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 3 marsit fitoi 16 mandate dhe për formimin e pushtetit i duhet edhe një mandat.

Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj tha se Forumi Shqiptar gjindet në pozitë për të formuar pushtetin në interes të qytetarëve të Malësisë dhe se koalicioni shqiptar ka një shumicë të qëndrueshme me partitë më të vogla.

“Sot ne jemi në gjendje të zgjedhim me kë do ta formojmë pushtetin. Ne do të respektojmë vullnetin e atyre forcave politike që duan të bashkëpunojnë maksimalisht dhe kjo do të jetë kushti kryesor për formimin e shumicës qeverisëse në Tuz”, tha Gjeloshaj për portalin Malesia.org.

Në mandatin e kaluar, ne ishim Komuna e vetme në të cilën në pushtetë nuk ishin të gjitha partitë të cilat janë në pushtet nivelin shtetëror. Ne nuk bëmë zhurmë por pranuam në mënyrë dinjitoze statusin e opozitës dhe dhamë një kontribut të madh kur ishte e nevojshme të mbështesim gjithçka që ishte në interes të qytetarëve “, kishte deklaruar Gjeloshaj.

/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!