Cungu nën hetime serioze

0

Prokuroria speciale shtetërore është duke hetuar se si disa mijëra metra katror të tokës komunale në brigjet e liqenit të Shasit kanë kaluar në dorë të personave privat, ndër të cilët është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shkruan “Vijesti”.

Në Prokurori speciale është formuar lënda mbi tokën komunale në vendin Shas në Komunën e Ulqinit, si dhe që ajo është në fazën e hetimit.

Cungu para dy muajsh ka prezantuar opinionit vendimin e Prokurorisë themelore në Ulqin nga maji i vitit 2014 sipas të cilit ai u lirua nga akuzat për këtë rast.

Rasti i “Shasit” ka dalë në sipërfaqe disa vite më parë, kur atëherë shefi i SDP së Ulqinit,Selim Resulbegoviq ka akuzuar direkt Cungun se përmes Studimit të lokacionit për Shas ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32.000 metra katror të tokës shtetërore, duke vlerësuar se Mali i Zi është dëmtuar me miliona euro.

Gazeta “Vijesti” shkruanë se Prokuroria speciale po ashtu është duke hetuar punën katërvjeçare të (2011-2014) të pushtetit lokal në Ulqin.

error: Të drejtat e rezervuara !!