Krivokapiq e ka shtyrë debatin për shkarkim

0

“Mbledhja e Kuvendit në të cilën do të duhej të debatohet për shkarkimin e Ranko Krivokapiq nuk është caktuar ende, e po ashtu nuk dihet as kur do të mbahet mbledhja e kolegiumit të kryetarit të Kuvendit në të cilën do të caktohej data dhe rendi i ditës të mbledhjes”, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda”, shefi i klubit të deputetëve të Malit të Zi Pozitiv, Goran Tuponja.

Ai ka shtuar se nuk ka kurrfarë informacioni nga Kuvendi se kur do të mund të mbahej mbledhja e kolegiumit.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur me 4 prill, Krivokapiq ka ofruar që nëse deri me 9 prill do të nënshkruhet marrëveshja për zgjedhje të ndershme dhe të lira, mbledhjen e Kuvendit në të cilën do të debatohej për shkarkimin e tij do ta caktonte për me 18 prill. Krivokapiq në atë mbledhje ka propozuar që pika e parë e rendit të ditës të jetë “lex specialis”, pika e dytë zgjedhja e Qeverisë kurse pika e tretë shkarkimi i kryetarit të Kuvendit. Lidhur me propozimin e tij nuk u pajtuan në mbledhjen e kolegjiumit, sepse kundër ishin PDS, Mali i Zi Pozitiv dhe Klubi i partive të pakicave.

error: Të drejtat e rezervuara !!