Shqiptarët nga Mali Zi pa leje pune në Shqipëri

0

Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi jemi informuar se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga nevoja e pajisjes me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri, thanë nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH).

“Ky vendim vjen si rezultat i punës, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm të faktorit shqiptar në Mal të Zi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e KKSH-së.

Ky lajm u publikua sot edhe nga ministri në detyrë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Cakaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!