Kush janë Euroskeptikët?

0

Shkruan:
Mr. Kristjan DUKAJ, politolog

Euroskepticizmi (i njohur gjithashtu si skepticizëm në BE) shënon kritika ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe integrimit. Ajo gjithashtu mund të nënkuptojë kontradiktën dhe refuzimin e plotë të Bashkimit Evropian (anti EU).

Burimet në të cilat bazohet euro-skepticizmi janë idetë që integrimi evropian  dobëson sovranitetin kombëtar dhe shtetin kombëtar; se ekziston mungesa e demokracisë (mungesë demokratike) në Bashkimin Evropian; se BE është shumë burokratike për të nxitur  nivel të lartë migrimi.

Gjithashtu ata një vërejtje të madhe kanë për e organizatat neoliberale, se ato pasurojnë elitat e biznesit në kurriz të klasës punëtore. Euroskepticizmi gjendet në partitë politike në të gjithë spektrin politik, si në të majtë dhe në të djathtë. Kohët e fundit, forcimi i partive populiste të krahut të djathtë në Evropë është thellësisht i lidhur me rritjen e euro-skepticizmit në kontinent.

Por në fakt  kush janë euroskeptikët? -në media ata shpesh paraqiten si kundërshtar e asaj që vlerësohet si mbikombëtare , kundër koceptit tradicional të Evropës.

 Në fakt, ata që të tjerët i trajtojnë si eurospektik, të tillë janë vetë, dhe kemi pjesën tjetër që vetën e qujanë euroskeptik, por në fakt besojnë në vlerat e Bashkimit Evropian. 

Anketat e fundit të Eurobarometrit tregojnë se ndërsa dy të tretat e evropianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësia në BE, shifra më e lartë ndër 35 vjet, vetëm katër ndër 10 kanë një pikëpamje pozitive ose besim tek organizata.

Nëse i referohemi situatës aktuale në Ballkan, mbi 60% e popullatës është pro antarsimit të shtetit të tyrë në BE. Ndërsa në bazë të një ankete të zhvilluar kohëve të fundit në Mal të Zi, pothuajse që mbi 65% e qytetarëve janë të mendimit pozitiv se antarsimi në BE do të jetë në të mirë të vendit dhe të banorëve. Ajo që duhet potencuar është se në bazë të kësaj ankete, përkrahjen më të madhe për antarsim në Bashkimin Evropian e japin pakicat.
Është më se normale që organizata dhe mendime të tilla do të ketë dhe do të ekzistojnë gjithëherë, por  angazhimi i BE në përmirësimin e gjendjes ekonomiko-shoqërore në çdo shtet është i pashmangshëm. Duhet potencuar që sidomos në shtetet e Ballkanit investimet nga ana e BE, janë shumë të mëdha, si në fushën ekonomisë, shkencës, kulturës etj.

error: Të drejtat e rezervuara !!