Prelë Ujkaj këshilltar i ASH-së në Kuvendin e Podogricës

0

Alternatva Shqiptare në zgjedhjet lokale, për Kuvendin e Podgoricës në Maj të vitit 2018, arriti të fitojë statusin parlamentar.

Sin njoftojnë nga Alternativa Shqiptare, pas emërimit të Nik Gjeloshaj për Kryetar të komunës së Tuzit, vendin e këshilltarit në Kuvendine Podgoricës do t’a ushtroj Prelë Ujkaj.


Alternativa Shqipirare, subjekti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, e drejtuar nga Kryetari Nik Gjeloshaj, në zgjedhjet lokale të Majit, të vitit 2018 arriti të fitoj statusin parlamentar, në Kuvendin lokal të Podgoricës.

Në këtë mënyrë, mbas gati tre dekadash u rikthye zëri shqip në Kryeqytet. Me zgjedhjen e z.Gjeloshaj në Krye të komunës së Tuzit, lirohet vendi i këshilltarit, të cilin në të ardhmën do t’a ushtroj Prelë Ujkaj, zyrtari i ASH-së i cili ishte në kanditat në listën e këshilltarëve të ASH-së për zgjedhjet në fjalë. Rikujtojmë që Alternativa Shqiptare është subjekti më i fuqishëm i shqiptarëve në Mal të Zi, e pëfaqësuar me 12 këshilltarë, në Kuvendet e komunave: Tuz, Podgoricë, Plavë dhe Guci.

ASH

error: Të drejtat e rezervuara !!