Era Istrefi: Momenti më i bukur në Botërorë, kur shënuan shqiptarët

0
Të dielën në “Luzhniki Stadium” të Moskës do të luhet finalja e Boterorit mes Francës dhe Kroacisë. Para sfidës do të mbahet një ceremoni, ku do të interpretohet “live” kënga zyrtare e Botërorit nga Era Istrefi, Niki Xhem dhe Will Smith.

FIFA organizoi një konferencë me 3 këngëtarët. Këngëtarët janë pyetur për momentet më të mira që kanë parë gjatë këtij kampionati. Era është përgjigjur se momenti më i mirë ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve.

 “Momenti më i mirë për mua ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve, Xhaka e Shaqiri”, tha Era.

Po ashtu, tre artistët janë pyetur edhe se cili ka qenë futbollisti i tyre i preferuar në këtë Kampionat, ndërsa që të tre kanë thënë emrin e Cristiano Ronaldos.

error: Të drejtat e rezervuara !!