​Mali i Zi shënon sot Ditën e Shtetësisë

0

Dita e Shtetësisë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët kanë dalë në referendum, janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës. 

error: Të drejtat e rezervuara !!