Inaugurohet godina e re e Policisë shqiptare në Pikën e Kalimit në Hanin e Hotit

0

Ne daten 12 korrik u inaguaruan ambjentet e reja te policise kufitare në Hanin e Hotit.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Brendshëm, Z. Sander Lleshaj, Drejtori i Pergjithshëm i Policisë, Z. Ardi Veliu dhe Ambasadori i RSH në Malin e Zi, Z. Ridi Kurtezi.

Ky investim bashkëkohor i Qeverisë Shqiptare në vlerën 45 mln leke ka një rëndesi të veçantë jo vetëm për faktin se permireson ambjentet e punës për oficeret e policisë por edhe për faktin se paraqet një imazh të ri për të gjithe qytetaret që vizitojnë Shqiperinë.

Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm Policië, Ardi Velia tha se ky investim ka kushtuar 45 mln lekë dhe është shumë i rëndësishëm sepse i paraqet një “fytyrë” të re për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

“Në këtë kontekst investimi në infrastrukturë është më se e domosdoshme për të krijuar një impakt pozitiv për ata që vijnë në vendin tonë. Ky investim 45 mln lekë nga buxheti i shtetit. Tashmë ka një objekt bashkëkohor, ku krahas zyrave siguron edhe ambiente të qëndrimit të qytetarëve. Investim i dytë i këtyre përmasave brenda 2 vitesh, pas asaj të Morinës”, tha Veliu.

error: Të drejtat e rezervuara !!