Beqaj dhe Gjokaj bëhen pjesë e Altërnativës Shqiptare

0

Të nderuar qytetarë,

Sikur jeni të informuar përmes mediumeve, ASH në tre anketimet publike që janë realizuar nga disa qendra eminente në Mal të Zi , del si subjekti më i fuqishëm shqiptar me mbështetje nga 2,2-2,6% të anketuarve.

Këto të dhëna më së miri konfirmohën me prurjet e reja dhe të vazhdueshme që janë duke ndodhur në ASH. Vetëm vitin e fundit, subjektit tonë i janë bashkuar qindra të rinj dhe aktivistë, si dhe dhjetra intelektual nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi.

Ndër ata, që kohëve të fundit ju bashkëngjitën subjektit tonë, janë intelektualët e rinj nga Malësia, mr. Esmin Beqaj dhe mr. Adnan Gjokaj.

Esmin Beqaj, me profesion është magjistër i ekonomisë dhe ka qenë funksionar i lartë i PDS në Tuz. Ai për një kohë të caktuar ka kryer detyra të rëndësishme publike,si: kryeshef i Ujësjllësit të Tuzit, U.D i Sekretarit për punë, bujqësi dhe punë sociale, si dhe ka qenë koordinator i vendvotimit në bashkësinë lokale të Mileshit.

Ndërsa Gjokaj, me profesion është magjister i shkencave politike. Për një kohë të caktuar ka punuar si volonter në Komunën e Tuzit, në sekretarijat për ndihma socijale dhe bujqësi si dhe në Drejtorinë e admistratave tatimore. Ai Po ashtu ka ushtruar detyrën e kryetarit të rinisë të PDS për bashkësinë lokale të Mileshit.

Në bazë të interesimit konstant që ne kemi, dhe për shkak të ngjarjeve të fundit që janë duke ndodhur në PDS-Tuz, e për të cilat mbarë opinioni është i informuar, përveç Beqaj dhe Gjokaj, nga ky subjekt pritet të largohën edhe një numër i konsiderueshem i anëtarëve të këshillit komunal !

Andaj, ne ju dëshirojmë mirëardhje në familjen tonë të madhe politike që së bashku të kontribuojmë për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë ne !

Mirë se vini !

Alternativa Shqiptare

error: Të drejtat e rezervuara !!