Gjeloshaj dhe Shehoviq hapën kopshtin e ri në Tuz për më shumë se 200 fëmijë

0

Ministri i Arsimit Damir Shehoviq dhe Kryetari komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj hapën sot kopshtin e fëmijëve në Tuz për më shumë se 200 fëmijë.

“Kopshti i ri në Tuz, i cili sot është përuruar, ka hapësirë për mbi 200 fëmijë dhe ka kushtuar një milion e 700 mijë euro, me një sipërfaqe prej afro 1 400m2, raporton malesia.me.

Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore

Ministri Shehoviq, theksoi se “si ministër dhe si baba, e din se çfarë do të thotë të besosh kujdesin e fëmijës tënd dhe çfarë pritjesh kanë prindërit nga ne, dhe ne me të vërtetë bëjmë çmos për të përmbushur ato pritje”- tha Shehoviq.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e kopshti të ri, në të cilin siç tha “do të rritën breza të rinjë dhe do të përgatiten ta bëjë këtë vend më të bukur dhe më të mirë”.

Ai theksoi se punimet janë përfunduar në kohë rekord, duke thënë se në Tuz ka pasur ndryshime të dukshme pozitive në mandatin e kësaj qeverie dhe se janë planifikuar investime të reja.

Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore

Objekti i kopshtit në Tuz përmban 11 dhoma pune për afro 200 fëmijë, hapësirë multifunksionale, kuzhinën, ambiente për punonjësit si dhe përmbajtje të tjera shoqëruese.

Kopshti në Tuz është financuar nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB).

/Malësia.ME/

Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore
Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore
Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore
Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore
Fotografia e Ministarstvo prosvjete Crne Gore
error: Të drejtat e rezervuara !!