Të martën më 15 tetor, inagurimi i bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Triesh

0

Manifestimi dhe inagurimi i bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, para Shkolles Fillore ” Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Triesh (Komuna e Tuzi) do të mbahet ditën e marte më 15 tetor 2019 me fillim në ora 11:00, njoftojnë nga Këshilli Organizativ i Fondit Humanitar Trieshi.

Pjesmarrës në ketë eveniment do të jenë personalitete të larta nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora.

Të pranishmit do ti argetojnë këngëtarët e njohur Ilir Shaqiri, Nikollë Niprelaj, Marije Lajçaj, Toni Ujkaj, Shtjefën Ujkaj, Fran Lucaj, Arton Nikpelaj dhe SHKA ”BESA”.

Për mysafirë do të shtrohet ushqim nga kuzhina tradicionale dhe pije. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!