Gjeloshaj mabartës liste i PD dhe ASH

0

Pas takimi miqësorë mes deputetit Nikë Gjeloshaj dhe Kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka në një nga kafeterit në qender të Tuzit, duket se marrëdhëniet mes ASH dhe PD janë intensifikuar më shumë.

Sipas një burimi të afërt me dy partitë na është thënë se ka patur takime të njëpasnjëshme mes drejtuesve të këtyre partive dhe se është arritur marrëveshja që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverë të vitit 2016 këto dy parti të përfaqësohen me një listë të përbashkët, ku mbartës i listës do jetë deputeti Nik Gjeloshaj.

Po nga i njëjti burim thuhet se ASH dhe PD janë duke punuar shumë për një koalicion të unifikuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe se kanë sinjale pozitive edhe nga Unioni Demokratik dhe Iniciativa Qytetare për tju bashkuar këtij koalicioni.

Shumë shpejt besojmë do kemi informacione më të detajuara për këtë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!