Ulqin: Të hënën diskutohet kredia e re me vlerë prej 5.5 milionë euro

0

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti i dërgoi sot këshilltarëve Planin e sanimit për komunën dhe ndërmarrjet publike ku ai është themelues.

Të hënën në seancën e radhës së Kuvendit komunal, do të hyjë edhe diskutimi mbi kreditimin e ri të Komunës së Ulqinit me vlerë prej 5.5 milionë euro.Këtë dokument e përpiloi Sekretariati komunal për financa dhe buxhet.

Mendim pozitiv për këtë dha Ministria e financave, derisa Qeveria më herët ka dhënë garanci për këtë huamarrje.

Ajo çka dihet deri tani është se një pjesë e kredisë do të shkojë për shlyerjen e kredive të mëparshme ndaj bankave, një pjesë për shlyerjen e kontributeve të prapambetura, kurse pjesa tjetër për rrogat e puntorëve dhe obligimet e arritura.Normat e interesit që Komuna u paguan bankave shkon deri në 9%, dhe pritet që ajo të zbresë në 3.5% si rezultat i këtij restrukturimi, por nga ana tjetër do të zgjatet edhe koha e shlyerjes së borxheve.Gjithsesi, kredia ka pikat e saja pozitive, pasi i mundëson Komunës afate më të gjata dhe më fleksibile të shlyerjes së detyrimeve, si dhe shlyerjen e një pjese të rrogave të prapambetura të punëtorëve.

Për anët negative, të cilat i cdo kreditim i mbart me vete, pritet që të mësohet më shumë gjatë diskutimit në Kuvend.

error: Të drejtat e rezervuara !!