Rrethrrotullimi në Tuz do ti plotësojë të gjitha standardet

0

Ndërtimi i rrethrrotullimit para Kishës Katolike në Tuz do të fillojë në fund të këti muaji.

Komuna e Tuzit i ka paraqitur punimet pranë Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe 15 ditë presin përgjigje, pas së cilës do të fillojnë punimet.

“Sa i përket dokumentacionit dhe të gjitha miratimeve, gjithçka është kryer. Punën në tender e ka fituar firma Vukotiq trejd. Me ta kemi pasur një tikim dhe gjithçka është dakorduar rreth fillimit të punimeve. Gjithashtu kemi diskutuar se një pjesë e rrugës do të duhet të mbyllet për trafik gjat punimeve, por qytetarëve do t’u sigurojmë qasje alternative. Nuk do të mbyllim rrugën kryesore por njërën nga rrugët anësore, “tha Lekë Ivezaj, Sekretar i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në Komunën e Tuzit.

Ivezaj theksoi se rrethrrotullimi do të plotësojë të gjitha standardet e ndërtimit për një objekt të tillë.

“Kjo është një rrugë tranzit dhe na është dashur të mendojmë edhe mbi faktin që kamionët të funksionojnë pa probleme, tha Ivezaj. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!