Rusia gjuan në drejtim të një anije turke (Video)

0

Një incident i ri ka ndodhur mes Rusisë dhe Turqisë, por kësaj radhe “beteja” është zhvendosur nga qielli në det. Sipas Rusisë, një anije ruse është detyuar që të përdorte armët për të shmangur përplasjen me një anije turke mallrash.

Përmes një deklarate, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ekipi i anijes luftarake “Smetlivi” u detyrua të përdorte armët e zjarrit për të shmangur përplasjen në veri të detit Egje. Ngjarja ndodhi 22 kilometra larg ishullit të Greqisë, Lemnos.

“Edhe përkundër disa përpjekjeve nga ekuipazhi i “Smetlivy”, ekuipazhi i anijes turke të peshkimit nuk është përgjigjur në radio dhe as ndaj sinjaleve vizuale nga semafori apo nga shkëndijat paralajmëruese”, thuhet në komunikatën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Nga të dhënat, nuk është raportuar për të lënduar apo për viktima, transmeton Klan Kosova.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” ka thënë se anija turke, të cilës ministria ruse nuk ia ka përmendur emrin, nuk ka reaguar ndaj paralajmërimeve të mëhershme, por që ka ndryshuar shtegun menjëherë pas të shtënave para se të kalonte në një distancë prej 500 metrash nga anija luftarake ruse.

error: Të drejtat e rezervuara !!