Ekziston hapësirë për dialog ndërmjet shtetit dhe Kishës serbe

0

Ekziston hapësirë për dialog ndërmjet shtetit dhe Kishës ortodokse serbe , ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq , duke shtuar se është me rëndësi të ruhet paqja dhe stabiliteti në Mal të Zi.

Ai në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se nuk ekziston frika se do të këtë sulm kundër të drejtës në pronësi  dhe ka theksuar se propaganda nga struktura të ndryshme politike në Serbi ka kontribuar në mas të madhe në destabilizimin e situatës.

Në pyetjen që të komentojë raportet aktuale ndërmjet Podgoricës dhe Beogradit dhe a pajtohet me vlerësimet se prej vitit 2006 nuk kanë qenë në nivel më të ulët , Darmanvoiq ka theksuar se Mali i Zi përpiqet të zhvillojë politikë e cila do ti kontribuoj paqes në rajon dhe se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë njëra nga tri shtyllat e politikës së tij të jashtme.

error: Të drejtat e rezervuara !!