Gjukanoviq: Malit të Zi i duhet kisha e vet autonome

0

Mali i zi duhet të ketë kishën e vet autonome në mënyrë që të forcojë identitetin kombëtar dhe të evitojë përzirjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e mbrendshme tha për agjencinë e lajmeve France Press, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

“Kisha Ortodokse Serbe është instrument i rëndësishëm i përdorura nga ideologët e nacionalizmit të Serbisë së Madhe kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar,” tha Gjukanoviq.


Sipas tij, kisha serbe po keqpërdor besimtarët e saj duke i shtyrë të besojnë se dikush dëshiron tua marrë objektet sakrale, çka sipas tij nuk është e vërtetë. Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që shteti të kapitullojë para kërkesave të klerit ortodoks dhe la të kuptohej se kundërshtarëve të tij pushteti nuk do tu dorëzohet në një mënyrë të tillë.

error: Të drejtat e rezervuara !!