Karnevalet në Tuz, prej më 21-25 shkurt

0

Manifestimi tradicional i 25-ti më radhë i karnevaleve në Tuz do të mbahet prej datës 21 deri më 25 shkurt, njoftojnë nga shoqata “Karnevalet-Koret”.

Në natën e parë do të mbahet projeksioni i filmit dokumentar për 25 vjetorin e këtij manifestimi me fillim në orën 19.00, nata e dytë do të jetë nata e humorit dhe satirës, kurse më datë 23 shkurt do të mbahet karnevali i fëmijëve, me fillim në orën 13.30.

Në natën e katërt do të organizohet ballo nën maska në restoranin “Troja” prej orës 20.00, kurse ditën e fundit do të mbahet karnevali kryesor në qendër të Tuzit dhe Carnival bazar si dhe të pranishmit do ti argëtojë këngëtarja Gjyste Vulaj me fillim në ora 18.00.


21.02 – Filmi dokumentar – QIK Malësia në ora 19
22.02 – Nata e humorit me Agron Llakaj – QIK Malësia në ora 19
23.02 – Karnevali i fëmijëve – Tuz në ora 13:30
24.02 – Ballo nën maska – Troja në ora 20
25.02 – Defileu kryesorë, Carnival bazar dhe Gjyste Vulaj në Tuz në ora 18

error: Të drejtat e rezervuara !!