Tash, bën me DPS-in a?

0

Shkruan: Edon Balidemaj

Deri dje, s’ka parti shqiptare e politikan shqiptar individualisht që nuk ka gjuajtur kah DPS-i, duke thënë se këa janë shkaku pse shqiptarët janë “me pasoja” politike, ekonomike, arsimore e të fushës së sigurise- perveç politikavene. Deri sot, pak para nenshkrimit ka qenë ndryshe – sdi çka ju beri?

Tash, po e shoh që disa individ/parti që janë në koalicionin e ri, këta ishin ata që me vite të tëra nuk paskan thenë të vërtetën – kanë gënjyer atëherë ose po gënjejn tash, sepse DPS-i nuk qënka siç na e kanë paraqit këta? Këta që deri sot NUK e deshën koalicionin më këtë parti, sot po e duan, e disa ishin pak më të “butë” kur bëhej fjalë për/me DPS-in. Veç të paktën disa pak më të drejt, asnjëherë nuk perjashtuan DPS-in. Të paktën të tregojmë që duam bashke dhe le të shkojnë bashkë, të punojnë … sesa me marr vota për me u kthye kundër atyre votave – sepse votuesit janë kundër DPS-it, apo jo?

Tash keni me pa si ka me lulëzua Ulqini. A po festojmë a jo a?

Tash, a është qëky PSD (DPS-i) i Gjukanoviqit t’keq? Pse nuk e bëtë këtë koalicion që nga fillimi të paktën? Pse po e keni ”vjerrur” një shoqeri aty për teke personale?

Kryetar i Komunës: Nazif Cungu (FORCA)
Kryetar i Kuvendit: Loro Nrekiq (DPS) – edhe gjitha postet tjera të rendesishme të Komunës.

Sa mirë dijmë me zgjedhë na. Shoferin e autobusit, e gjitha karrikat janë t’ktynë tjerve. Pse? Sepse shofer diçka ma mire na duket. Edhe, shoferi i merr gjitha pergjegjesitë nëse do t’ketë “aksident”/”incident”.

Edhe diçka: Mua, tash pas gjitha këtyre levizjeve, më i drejti politikan shqiptar ktu doli të jetë Nik Gjeloshaj – tha hapur gjithçka.

error: Të drejtat e rezervuara !!